Kisha serbe falënderon Papa Françeskun për
mosnjohjen e shtetit të Kosovës. Deklarata është bërë nga mitropoliti i kësaj kishe, Amfilohije Radoviç, në një intervistë për të gazeten serbe "Blic".
"I shprehëm Papës mirënjohjen tonë për
mosnjohjen e Kosovës", tha Radoviç pas kthimit nga Vatikani, ku takoi Atin e Shenjtë.
Ai gjithashtu ka thënë se
kisha serbe e ndaloi përkohësisht kanonizimin e arqipeshkvit kroat Alojz Stepinac deri kur një komision i përbashkët i kishës serbe dhe asaj kroate të dalë me një qëndrim të përbashkët për rolin e tij në Luftën e Dytë Botërore. Edhe për këtë, Radoviç tha se i ishte mirënjohës Papës.
Pjesë e delegacionit që vizitoi Vatikanin ishin edhe arqipeshkvi Irinej dhe ambasadori serb në UNESCO, Darko Tanaskoviç. /albeu.com/
Shtuar më 20/01/2016,
ora 09:20