Kisha serbe në hapësirën e UP-së nuk u ligjërua nga asnjë institucion
Nga çlirimi e deri tani anjë institucion vendas apo ndërkombëtar nuk e ka njohur ligjshmërinë e kishës ortodokse serbe, e cila është ndërtuar në hapësirën e Universitetit të Prishtinës gjatë kohës sa Kosova ishte nën pushtim.

Kisha "Krishti i Shpëtimit" u ndërtua në atë kohë me lejen e administratës së Slobodan Milosheviçit. Leja është dhënë më 15 shkurt të vitit 1999 nga ai që quhej Sekretariat për urbanizëm, ndërtimtari dhe mbrojtje të mjedisit jetësor i Kuvendit të Prishtinës, e që udhëhiqej nga masat e dhunshme që Serbia i kishte vendosur në Kosovë menjëherë pasi ia kishte suprimuar autonominë, shkruan "Koha Ditore!.

Bashkë me këtë ishte dhënë edhe një ngastër me sipërfaqe prej 4.27 hektarësh në qendër të Prishtinës, e që aktualisht është e regjistruar sipas certifikatës mbi të drejtat e pronës së paluajtshme numër 19-1289 në emër të Kishës Ortodokse Serbe "Sveti Nikolla" Prishtinë.

Ndonëse ndërtimi i vrazhdë i kishës kishte përfunduar para lufte, pas çlirimit nuk është bërë ndonjë punë në të. /albeu.com/


Shtuar më 08/04/2015, ora 09:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori