Kisha serbe kërkon ndihmën e Vatikanit për Kosovën
Kisha ortodokse serbe) do t’i përgjigjet ftesës së ministrit serb të Punëve të jashtme Ivica Daçiç dhe do të bashkohet luftës diplomatike për pengimin e pranimit eventual të Kosovës në UNESCO, duke kërkuar përkrahje nga "motrat ortodokse në botë, por edhe nga Vatikani".

Kështu ka thënë zyrtari i KOS-it ipeshkvi i Baçkës, Irinej për gazetën "Politika" të Beogradit, përcjell Koha.

Ai ka theksuar se Daçiç me të drejtë e ka kuptuar “qëllimin dinak të përvetësimit ë trashëgimisë kulturore e të shenjtë ortodokse "me hyrjen eventuale të Kosovës në UNESCO".

"Mendoj se Qeveria serbe në bisedime me UNESCO-n duhet të inkuadrojë edhe përfaqësues të Kishës ortodokse, Akademisë së shkencave, Amën serbe (Matica srpska), diasporën e edhe të tjerë", ka thënë Irinej.

Ivica Daçiç në fund të korrikut kishte ftuar KOS-n, ASHAS-in që t’i u bashkohen organeve shtetërore në përpjekjet për anëtarësim të Kosovës në UNESCO.

Kosova, gjatë majti korrik, përmes UNMIK-ut, ka bërë kërkesë për anëtarësim në UNESCO. /albeu.com/
Shtuar më 08/08/2015, ora 11:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori