Kirby: Nuk ka rrezik dialogu Kosovë-Serbi nga dënimi i Ivanovicit
Ambasadori amerikan në Beograd, Michael Kirby, ka thënë se dënimi i Oliver Ivanovic me 9 vjet heqje lirie nuk do ta rrezikojë dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Unë mendoj se qeveria serbe është serioze dhe dëshiron të ecë përpara, kështu që kjo (dënimi i Oliver Ivanovic) nuk do të rrezikojë dialogun”, ka thënë Kirby.

Sipas ambasadorit në ikje, dialogu mes dy vendeve do të ketë edhe çështje të reja dhe mjaftë sfiduese, por dialogu duhet të vazhdojë sepse është shumë i nevojshëm për rrugën europiane të Serbisë.

Gjatë një fjalimi lidhur me detyrën e tij si ambasador në Serbi, ai tha se bashkëpunimi i Serbisë me Shtetet e Bashkuara gjatë mandatit të tij ishte i mirë, dhe se SHBA është një mik i Serbisë.

Lideri i Iniciativës Qytetare Serbe (SDP), Oliver Ivanovic, është dënuar me 9 vjet burg për shkak se është shpallur fajtor mbi akuzat që e rëndonin se ka kryer krime luftë në Kosovë në vitin 1999.

Edhe pse është dënuar, Ivanovic nuk ka shkuar në burg, sepse atij për momentin i është lejuar që ta vuajë dënimin në arrest shtëpiak./Albeu.com/
Shtuar më 23/01/2016, ora 21:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori