Kirby: Kosova, anëtare e OKB-së
Ambasadori amerikan në Beograd, Michael Kirby ka deklaruar se politika e Shteteve të Bashkuara ndaj Ballkanit nuk do të ndryshojë, cilido që të zgjidhet president.

“Interesat e SHBA nuk do të ndryshojnë. Neve na intereson stabiliteti në rajon dhe do të donim të shihnim zgjidhje në të cilat do të përfshihej edhe Kosova. Supozoj se Kosova do të bëhet anëtare e OKB-së, ndërsa Serbia duhet të gjejë një mënyrë që të jetojë me këtë”, ka thënë Kirby për një portal serb. Ambasadori ka vlerësuar se normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës duhet të arrihet në një mënyrë që do të linte të kënaqura të dyja palët. /albeu.com/
Shtuar më 06/11/2012, ora 11:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori