Kina sërish e dëshmon se është armike e Kosovës
Me iniciativë të Kinës, Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara sërish do të diskutojë për Republikën e Kosovës në mbledhjen e radhës në nëntor.

Siç raporton ‘Novosti’, për dallim nga Britania e Madhe dhe SHBA-ja që kishin parandaluar diskutimet mbi raportin e Antonio Guterres për situatën në Kosovë, Kina ka vepruar ndryshe dhe e ka rikthyer këtë raport në agjendë të mbledhjes së radhës.

Raporti i parë ka të bëjë me periudhën 16 prill deri me 15 korrik 2018, ndërsa i dyti përfshinë zhvillimet nga korriku deri në mes të tetorit.

Siç raportohet kjo pritet të jetë hera e parë që një takim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së i drejtohet Kosovës në gjysmën e dytë të vitit, pasi hera e fundit kur ishte diskutuar ka qenë muaji maj.


Shtuar më 02/10/2018, ora 10:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori