Kina lëshon viza për kosovarët
Flamuri kinez
Edhe pse Kina nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës, qytetarët kosovarë mund të udhëtojnë drejt Kinës me pasaportë. Zëvendësministri Petrit Selimi shpreson se ky është një hap drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Pekinit.

Kina ka vendosur të lehtësojë udhëtimin e kosovarëve duke u lëshuar viza. Kina, e cila ka rritjen më dinamike ekonomike në dekadat e fundit dhe që është ndër partnerët kryesorë tregtarë të Kosovës për nga importi, jozyrtarisht ka filluar ta zbusë qëndrimin duke pranuar pasaportat kosovare si dokumente valide.

Sipas Express numri i kosovarëve që po udhëtojnë drejt Kinës është në rritje. /albeu.com/
Shtuar më 04/05/2012, ora 09:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori