Kina kundër Kosovës
Pëlqej
Kina nuk e njeh Kosovën dhe nuk dihet se edhe për sa kohë do të vazhdojë të mbajë këtë qëndrim.

Së fundmi, ambasadori kinez në Beograd, Lee Manchang, në një intervistë dhene gazetës serbe “Vecerne Novosti”, tha se Kina nuk do ta ndryshojë vendimin e saj për të mos e njohur shtetin e Kosovës.

"Kina ka qenë e qartë që në fillim për të mos e njohur shtetin e Kosovës. Për zgjidhjen e problemit në bazë qëndron Rezoluta 12 44 e OKB-së. Ne e dimë se më shumë se 100 vende e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por se Kina nuk do të ndryshojë qëndrim", tha ambasadori kinez./albeu.com/

Shtuar më 05/09/2014, ora 12:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori