E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
Kimete Berisha – gjakovarëve: Ia falët krimet Fadil Hoxhës, faleni dhe Isa Mustafën
Analistja politike Kimete Berisha ka komentuar protestën e sotme të gjakovarëve kundër ministrit serb Aleksandër Jabllanoviç, që ai të mund të shkarkohet.

Ajo thotë se gjakovarët kanë arritur të falin krimet e Fadil Hoxhës dhe nuk po arrijnë dot të falin disa deklarata.

Ja çfarë shkruan Kimete Berisha

Nëse gjakovarët ia falën krimet Fadil Hoxhës dhe për veprimtarinë e tij antishqiptare dhe për kontributin e tij në zhdukjen e 5000 djemëve në Masakrën e Tivarit e shpërblyen me një bust që do ta ndërtojnë në sheshin kryesor të Gjakovës, pse nuk e falin edhe Isa Mustafën për deklaratat e tij naive dhe të tmerrshme kundër shqiptarëve të zhdukur në luftën e fundit!

Apo ndoshta sipas mijëra komunistëve pleq gjakovarë, të cilët inicuan ndërtimin e bustit për Fadil Hoxhën, djemtë e Masakrës së Tivarit i kanë 'ba pelat'.
Fadil Hoxha, si edhe Enver Hoxha ishin bashkëfajtorë të Masakrës së Tivarit.

Enver Hoxha dha urdhër që të vriten djemtë shqiptarë të Kosovës, të shfarosen të fshihen nga faqja e dheut gjithë patriotët shqiptarë, ndërsa komunisti Fadil Hoxha, foli vetëm kur u desht të distancohej egër dhe me urrejtje nga demonstratat e shqiptarëve të '68, të 81' dhe heshti deri në vdekje për Masakrën e Tivarit, ku 5000 djemë shqiptarë nga të gjitha qytetet e Kosovës (përfshirë Gjakovën) u vranë e u masakruan mizorisht derisa e përgjakën detin.
Gjakova nuk i kërkoi asnjëherë të zhdukurit e saj në Masakrën e Tivarit.

Ata djemë nuk kanë as varre, as shenjë se kanë ekzistuar mbi këtë dhe.

Gjakova shpërblen kriminelët, pushtetet gjakovare e kanë zanat, i 'vrasin' patriotët e Gjakovës, me harresë dhe dashurohen në cinizmin e 'heronjëve' komunistë të Jugosllavisë, që s'kishin tjetër punë, pos të identifikonin patriotët shqiptarë, e pastaj t'ua shkatërronin jetët e tyre dhe të familjeve të tyre.
Sot Gjakova proteston me vend kundër qeverisë së Isa Mustafës, që toleron ministrin Jabllanoviq t'i quaj nënat shqiptare 'egërsira'.

Por, e njejta Gjakovë i mbylli sytë ndaj krimeve fë komunistit Fadil Hoxha kundër shqiptarëve, dhe ia harroi atij këto fjalë kur i tha në gazetën Rilindja me rastin e gjykimit të Grupit atdhetar të Adem Demaçit, disa ditë para se të fillonte procesi i gjykimit kundër Adem Demacit dhe dhjetëra veprimtarëve të tjerë:

'Sa pretendentë e të pafytyrë! Hiç më pak se mbrojtës të interesave të popullit shqiptar,e këndej as katundi i vet, as lagjja e vet nuk i njeh,Veç për të keq e hajni”. (Rilindja, 23.12.1975, fq.5)

Gjakova duhet të vendos kush është heroi: Fadil Hoxha që si zyrtarë i lartë i LKJ-së i bëri gjyq politik Grupit të Demaçit, apo Adem Demaçi, sipas gjakovarëve qenka njëfarë katundari hajn, që nuk e njihka as katundi i vetë.
Busti gjakovar për mirënjohje ndaj Fadil Hoxhës për krimet e tij kundër patriotëve shqiptarë dhe për tradhtinë e tij ndaj Drenkcës dhe Shaban Polluzhës ishte ide e Pal Lekajt.
Por, Kryetari i Pal Lekajt, Ramush Haradinaj, nuk merrte vesh kah pëshurr pula kur e angazhoi Mahmut Bakallin për mësues të diplomacisë.

E se sa diplomat i fortë ka qenë Mahmut Bakalli, mjafton ta lexosh për shembull Rilindjen e 14 Janarit të vitit 1976, ku Mahmut Bakalli, Kryetar i Komitetit Krahinor të LKJ-së shprehet kundër Grupit të Demaçit dhe kundër patriotëve shqiptarë në një mbledhje në Kaçanik i thotë këto fjalë:

”Irredentizmi shqiptar në versionin e tij të ri përpiqet të paraqitet në petkun e ideologjisë dogmatike staliniste, por karakteri reaksionar dhe qëllimet e tij mbeten të njëjta. Sikurse nuk ka mundur të depërtojë në masat shqiptare atëherë kur u paraqit në formë balliste - fashiste shqiptaromadhe, irredentizmit shqiptar nuk do t´i shkojë për dore të depërtojë as tash kur përpiqet të mbështillet në petkun dogmatiko-stalinist. (...) Në këtë baza irredentistët shqiptarë do të paraqiten para gjyqeve dhe do të marrin dënime shembullore”. (Rilindja, 14 janar 1976)

(Qe pra kush i është dukur diplomat Ramush Haradinajt, dhe Pal Lekajt që i miratuan kërkesat e do senilëve komunistë të Gjakovës dhe vendosën ta bëjnë bustin e
Fadil Hoxhës në zemër të qytetit)

P.S. Kur një shqiptar i ri dhe i pafajshëm e kupton nga historia se shqiptarët i shpërblyen historikisht tradhtarët dhe i ndëshkuan përjetësisht patriotët, shtron dilemën se 'a ia vlen të jesh i moralshëm, i ndershëm dhe atdhetar në këtë vend, ku vet Liria i vret heronjtë e saj dhe i ngrit në qiell tradhtarët dhe vrasësit e saj!

Tek e fundit, nuk ka gjë më poshtëruese se fakti që Gjakova është i vetmi qytet në botën perendimore, që nuk mund të ndahet nga komunizmi dhe i lartëson vrasësit e saj!
Nuk ka gjë më të mjerë se kjo, Gjakovë!/albeu.com/


Shtuar më 17/01/2015, ora 19:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori