KFOR u bën foto barrikaduesve
Ushtarët e KFOR-it kanë nisur të fotografojnë barrikaduesit serbë. Në barrikadën në Zupq shumë ushtarë janë afruar me fotoaparatë duke i fotografuar serbët që po e bllokojnë rrugën.

Sipas raporteve të mediave nga Beogradi, serbët kanë frikë se fotografitë do t’u shërbejnë për hetime që mund të bëhen për ngjarjet atje.

Përndryshe, disa makina të KFOR-it sot e dje kanë shfrytëzuar rrugët tokësore për të shkuar në pikat kufiatare, kurse serbët po ruajnë barrikadat për të pamundësuar kalimin e EULEX-it.
Shtuar më 01/11/2011, ora 17:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori