KFOR rrëfen pse i ka dërguar mjetet në veri
Zëdhënësi i KFOR-it Vincenzo Grasso ka deklaruar për FoNet se konvoji i automjeteve të KFOR-it drejt veriut të Kosovës, është pjesë e ushtrimeve të rregullta që ky trup i bën në përputhje me mandatin e vet dhe se nuk ka arsye për shqetësim.

Ai ka thënë se ky është ushtrim i rregullt që ka filluar të mërkurën, dje, dhe se një konvoj i ngjashëm ka kaluar edhe nga Ferizaj për në Prizren

është ushtrim i rregullt për të dëshmuar gatishmërinë e KFOR-it”, ka thënë Grasso dhe ka përsëritur se nuk ka kurrë arsyeje për shqetësim.

I pyetur nëse ushtrimi ka ndonjë lidhje me paralajmërimet se nesër në Kuvendin e Kosovës do të votohet për shndërrimin e FSK-së në Ushtri, ai ka thënë se nuk ka lidhje dhe se lëvizja është vetëm ushtrim i rregullt i KFOR-it.
Shtuar më 13/12/2018, ora 13:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori