Conte kërkon t’i rrëmbejë yllin e madh Mourinhos, në operacion mund të futen edhe lojtarë të “spurs”

La Repubblica tregon se ‘Spurs’ janë në kërkim të formulës për të marrë yllin e Romës, Nicolo Zaniolo.

Për ta bërë më të lirë operacionin, skuadra e drejtuar nga Antonio Conte do të kishte ofruar Japhet Tanganga dhe Tanguy Ndombele , dy të rinj me shumë hapësirë ​​për përmirësim, por që kanë pak minuta. Mourinho do të ishte më shumë i interesuar për Olivier Skipp , një mesfushor i talentuar.

Pas ardhjes së Dybala -s dhe nënshkrimit të Bellotit , skuadra romake e ka mbuluar mirë sulmuesin e saj, megjithëse humbja e yllit të saj do të ishte një pengesë.