KFOR ndihmon zjarrfikësit e Prizrenit
KFOR
Pasi KFOR-i në të kaluarën e ka mbështetur dhe këshilluar shumë herë, si dhe i ka dhuruar pajisje të ndryshme Brigadës së Zjarrfikësve të Prizrenit, Adem Krasniqi, komandant i kësaj njësie, iu drejtua edhe një herë KFOR-it për një ndihmë tjetër. Kësaj herë, ai kërkoi nga njësiti për riparim dhe mirëmbajtje i KFOR-it riparimin e një automjeti për zjarrfikje, të cilin kontingjenti gjerman i KFOR-it ia kishte dhuruar para një kohe dhe tashmë nuk punonte më.
Pas një kontrolli të automjetit tek Brigada e Zjarrëfikësve në Prizren dhe pas një konsultimi me njësinë për zjarrfikje të KFOR-it dhe asaj për riparime dhe mirëmbajtje u vendos që këtij automjeti t´i bëhet edhe një kontrollim teknik në Kampin Fushor të KFOR-it në Prizren.
Kështu, më 3 gusht, filloi kërkimi i defektit, që ishte një punë jo edhe aq e lehtë. Por, pas një kohë të shkurtër, ushtarët e gjetën gabimin, i cili ishte fshehur në komandën elektronike dhe të cilin e riparuan menjëherë.
Pas tri ditësh, më 6 gusht, automjeti i riparuar mund t´i dorëzohej Adem Krasniqit dhe dy bashkëpunëtorëve të tij, që erdhen në Kampin Fushor për ta pranuar automjetin tashmë të rregulluar. Të tre zjarrëfikësit prizrenas ishin mirënjohës që tashmë çdo gjë funksiononte dhe automjeti i tyre mund t´i kthehej fikjes së zjarrëve dhe shpëtimit të jetërave përsëri.
Takimi me 17 gusht në Brigadën e Zjarrëfikësve në Prizren në mes të gjithë të përfshirëve në këtë projekt jetëshpëtues, përmbylli edhe një bashkëpunim të suksesshëm në mes të KFOR-it dhe institucioneve të Kosovës.//albeu//KTV
Shtuar më 21/08/2010, ora 17:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori