Në sheshin Shatërvan të Prizrenit, sot me fillim nga ora 16:30 me një ceremoni të largimit do tu jepet lamtumira ushtarëve gjermanë të KFOR-it që për 19 vite shërbyen në qytetin e Prizrenit.
Gjermania dhe ushtria
gjermane (
Bundeswehr-i) do të mbeten edhe më tej aktive në Kosovë. Pas një pranie gati 20-vjeçare në
Prizren,
Bundeswehr-i e transferon angazhimin e tij në Camp Film City në Prishtinë dhe mbetet edhe më tutje i aktiv në kuadër të KFOR-it.
Në hapësirën e kampit fushor në
Prizren do të ngritet Parku gjermano-kosovar Inovativ dhe Trajnues (ITP), i cili do të mbështetet me mjete të Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë
Federale gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.
Për ta shënuar këtë ditë në Kosovë do të qëndrojnë Sekretarja Parlamentare e Shtetit në Ministrinë
Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Maria Flachsbarth, dhe Sekretari Parlamentar i Shtetit në Ministrinë
Federale të Mbrojtjes, Thomas Silberhorn. Të dy së bashku do t’i thonë lamtumirë kontingjentit gjerman të KFOR-it në
Prizren dhe në mënyrë simbolike do të hapin Parkun Invativ dhe Trajnues „ITP
Prizren“, për të cilin shfrytëzohet kampi fushor në
Prizren.
Shtuar më 04/10/2018,
ora 08:23