“KFOR-i në kazerma, policia në rrugë, EULEX-i në pikëkalime
Oliver Ivanoviç
I ashtuquajturi Sekretari për Kosovën, Oliver Ivanovic, ka thënë se ndërhyrja e sotme e KFOR-it është e gabuar dhe se nuk do t’i ndalojë serbët që të bëjnë rrugë të reja alternative për në Serbi.

Ai tha se “shton tensionet” intervenimi me të cilën ushtarët e KFOR-it kanë marrë barrikadën në Jarinjë dhe kanë vënë tela gjemborë në rrugën alternative për Rudnik

"Ne duhet të lejojmë që negociatat në Bruksel të çojnë në zgjidhje dhe paraprakisht duhet që gjendja të kthehet në atë para 25 korrikut, kur gjërat u kthyen në drejtim të gabuar”, ka thënë Ivanovic për Beta.

Ai shtoi se të gjithë duhet të kthehen aty nga kanë ardhur, “KFOR-i në kazerma, policia në rrugë, EULEX-i në pikëkalime, e qytetarët në shtëpi”.

"Kjo është mënyra e vetme për ta zgjidhur këtë krizë, dhe pastaj që me bisedime të kërkohet zgjidhja afatgjate”.
Shtuar më 09/11/2011, ora 13:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori