KFOR-i mori kontrollin në vendkalimin Jarinje
Trupat e KFOR-it, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, kanë vënë kontrollin mbi një barrikadë në pikëkalimin kufitar në Jarinjë. Ushtarët e KFOR-it, kanë shtrirë telin gjemborë para barrikadës dhe në këtë mënyrë kanë bllokuar rrugën Leposaviq – Rashkë. Gjatë aksionit, KFOR-i përdori gaz lotsjellës për të larguar serbët nga barrikada, raportojnë mediat serbe.

Ndërkohë serbët kanë shkarkuar disa kamionë zhavorr për të ngritur barrikadë të re, njofton RTS.

Aktualisht situata në këtë pikë kufitare aktuale është e qetë. Kryetari ilegal i komunës së Leposaviqit Branko Niniq, ka ftuar qytetarët për qetësi dhe ka kërkuar nga ta vazhdimin e luftës me mjete paqësore për, siç ka thënë ai, realizimin e të drejtave të veta legjitime.

Ushtarët e KFOR-it kanë bllokuar edhe dy drejtimet alternative afër Jarinjes dhe lumit Ibër. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2011, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori