KFOR-i luan futboll me ushtarët serbë, reagon burri i deputetes Vjosa Osmani
Në bazën ushtarake të KFOR-it është mbajtur turniri i futbollit me ushtarët e KFOR-it dhe ushtrisë së Serbisë të ftuar në Bondsteel për këtë aktivitet. Kjo i ka penguar njërit zyrtar të FSK-së, Prindon Sadriut, i cili është bashkëshorti i deputetes Vjosa Osmani. Ai thotë se është e papranueshme të mos ftohet FSK-ja, e aty të luajë ushtria serbe.

Pak para se të nisë Kampionati Botëror ekipet e ushtarëve nga Turqia, Polonia dhe SHBA-ja kanë luajtur ndeshje miqësore në Bondsteel, ku të ftuar kanë qenë edhe një ekip i ushtarëve nga Serbia.

“Turniri demonstroi vullnetin e mirë për bashkëpunim mes Forcave të Kosovës – KFOR-it dhe Forcave të Armatosura të Serbisë”, thuhet në faqen e Bondsteelit.

Përderisa KFOR e përshkruan si aktivitet mjaft pozitiv, kështu nuk e sheh zyrtar i FSK-së, Prindon Sadriu, i cili është burri i deputetes së LDK-së, Vjosa Osmanit.

“E pa pranueshme që ushtarët serb të Ushtrisë së Serbisë të luajnë futboll në Kampin Bondsteel, ndersa ushtarakët e FSK-së, si nikoqir as të mos ftohen”, ka shkruar pjesëtari i FSK-së.

Ekipet përbëheshin nga ushtarët që patrullojnë në pikën kufitare Kosovë-Serbi.


Shtuar më 11/06/2018, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori