KFOR-i arrinë në Jarinje, por me leje të serbëve
Automjetet e KFOR-it, rreth mesditës kaluan nëpër pjesën veriore të Mitrovicës, pranë barrikadave në dalje të qytetit dhe përmes Zveçanit kanë arritur në Jarinjë pa asnjë problem, raportojnë mediat e Beogradit.
Në kolonë, pos autovinçit ishin edhe dy makina Hummer dhe një kamionçinë, të shoqëruara nga një automjet i policisë së Kosovës me drita të ndezura rrotulluese, raporton Tanjug.

Kolona e KFOR-it ishte ndaluar në mëngjes në Zveçan.

Nënkryetari i komunës paralele të Zveçanit, Miodrag Acic, ka thënë për Vesti se përfaqësuesit e KFOR-it kanë premtuar se ekspertët e tyre do të ndërrojnë agregatin e prishur në Jarinjë dhe se brenda ditës do të kthehen në jug të Ibrit.

Më herët, kryetari i komunës paralele të Mitrovicës, Krstimir Pantic, ka thënë se KFOR-i në mëngjes ka provokuar, “sepse e kanë ditur se ju duhen lejet, e nuk i kanë siguruar”.
Shtuar më 07/11/2011, ora 14:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori