KFOR-i amerikan ka plane për barrikadat
Marrja e barrikadave, por edhe mbyllja e rrugëve alternative në drejtim të veriut të Kosovës është koncept i KFOR-it amerikan.

Strategjia është që me marrjen një nga një të rrugëve alternative që serbët i përdorin do të pamundësojë lëvizjen dhe do të bëjë presion shtesë i cli në një moment do të rezultonte me kërkesën serbëve që të hapen këtë vendkalime e me këtë edhe me heqjen e barrikadave, shkruan sot gazeta ”Blic” e Beogradit.

Në periudhën e ardhshme do të bëhet përpjekje për të marrë barrikadën në Jagnjenicë. Kjo barrikadë është problem i vazhdueshëm dhe nëse kjo rrugë vihet në kontrollin e KFOR-it dhe të EULEX-it, forcat ndërkombëtare do të kontrollonin qarkullimin ndërmjet Zubin Potokut dhe Mitrovicës.

Kështu, shkruan “Blic” popullata vendëse nuk do të mund ta shfrytëzonte rrugën nga Mali i zi. Me mbylljen e kësaj rruge KFOR dhe EULEX do të kontrollonin shumë territorin dhe lëvizjen.

Ndryshe, situata thuhet se nëpër barrikada është e qetë, serbët e kanë vazhduar gjatë natës të ashtuquajturën kujdestari.
Shtuar më 10/11/2011, ora 14:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori