KFOR-i përdori lotsjellësit
Sot në mëngjes, KFOR-i ka vendosur një Pikë të re Kontrolli të Automjeteve (VCP), në jug të Portës 1 në afërsi të Jarinjes, në mbështetje të EULEX-it. Në të njëjtën kohë, është bllokuar rruga dytësore e Portës 1, në perëndim të lumit Ibër, thuhet në një komunikatë të KFOR-it.

“Së bashku me EULEX-in, KFOR-i filloi operacionin për të parandaluar përdorimin e rrugës dytësore në perëndim të lumit Ibër, për kalime të paautorizuara kufitare dhe për të kontrolluar trafikun në Pikën e re të Kontrollit të Automjeteve. Vendkalimi në vijën Administrative Kufitare në Jarinjë, Porta 1, është teknikisht operacional dhe i gatshëm për përdorim”, thuhet në komunikatë.

KFOR-i konfirmon përdorimin e izoluar të gazit jovdekjeprurës për të ndaluar dy kamionë nga rrezikimi i parametrave të sigurisë së Pikës së re për kontrollimin e automjeteve, duke përfshirë personelin e KFOR-it dhe EULEX-it.

Përdorimi i gazit jovdekjeprurës nga KFOR-i ishte i shkurtër, i izoluar dhe i justifikuar.

“Misioni i KFOR-it është për të ofruar një ambient të qetë dhe të sigurt, si dhe për të siguruar liri të lëvizjes. Ky operacion është në përputhshmëri të plotë me kornizën e punës së misionit të KFOR-it”.
Shtuar më 09/11/2011, ora 13:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori