KFOR heq barrikadat e vendosura nga serbët
Ushtarët amerikanë të KFOR-it kanë hequr disa barrikada të vendosura nga serbët gjatë natës së kaluar duke zhbllokuar rrugën që lidh tre fshatra të komunës së Leposaviqit.


“KFOR-i me makinerinë e tij është duke i larguar barrikadat, që janë vendosur nga grupe serbësh, në rrugën që të shpie për në tri fshatrat shqiptare të Leposaviqit’ ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, transmeton RTK.

Amerikanët me makinerinë e tyre janë duke punuar me intensitet, përderisa dhjetëra serbë janë tubuar në këtë vend dhe po vëzhgojnë situatën të qetë. /albeu.com/
Shtuar më 14/04/2012, ora 16:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori