KFOR, drejt veriut të Mitrovicës
Ushtarët e KFOR-it pritet të kryejnë disa ushtrime në pjesën veriore të Republikës së Kosovës.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate të publikuar në ueb-sajtin e tyre.

“Në ditët në vijim KFOR-i do të kryejë disa ushtrime në Kosovën Veriore. Trupat e KFOR-it do të lëvizin dhe vendosen përgjatë rrugëve kryesore në përputhje me mandatin e tyre nën RKSKB 1244”, thuhet ndër të tjera.

Ky, sipas KFOR-it, është një aktivitet i zakonshëm trajnimi i cili nuk lidhet me ndonjë kërcënim ose shqetësim të veçantë.

“Situata është nën kontroll dhe KFOR vazhdon të mbrojë të gjithë qytetarët në Kosovë, siç ka bërë që nga viti 1999”.


Shtuar më 27/11/2018, ora 10:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori