Këto terma anglisht të raportit alarmojnë Konjufcën
Pëlqej
Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje tha se gjatë leximit të këtij raporti ka hasur në dy fjalët më të përdorur në gjuhën angleze, termi "early stage" do të thotë janë hapat e parë të tyre dhe termi i dytë "weak", i dobët dhe përdoret për shumë fusha në Kosovë, duke filluar prej arsimit e deri te mbikëqyrja që e ka Parlamenti mbi Qeverinë.

“Këto dy terme janë më të përdorura në raportin e progresit dhe kjo duhet të na shqetësojë shumë. Unë kam arritur t’i nxjerr 22 përfundime shumë të rëndësishme e që dua ti ndaj me ju. Sistemi gjyqësor është në fazë të hershme, pra ‘early stage’. Vetë sistemi i drejtësisë karakterizohet në hapat e tij të parë. Institucionet e gjyqësorit ende mbeten të cenueshme nga ndikimi politik”, ka thënë Konjufca.

Termi anglisht që përdoret është ‘politicial influence’ dhe kapacitetet e gjyqësorit nuk qëndrojnë mirë, çka do të thotë kjo. Kjo është me të vërtetë e tmerrshme. Sepse ne kemi sistem të drejtësisë që 17 vjet.

Pas 17 viteve që ke filluar me ndërtuar sistem të drejtësisë, me të ardhë një raport i vlerësimit të BE-së që thotë se je duke i hedhur hapat e parë, kjo do të kishte qenë deri diku e pranueshme në vitin 2004. Por në vitin 2018, kjo është me të vërtetë e papranueshme dhe duhet të jetë një lloj alarmi i cili duhet të na vejë në lëvizje të gjithëve”, tha Konjufca.


Shtuar më 20/04/2018, ora 14:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori