Këto shtete i sjellin probleme Kosovës në CEFTA
Megjithëse ka një dekadë qëkur Kosova u bë pjesë e CEFTA-s, marrëveshje kjo e cila rregullon lëvizjen e lirë të mallrave, bizneset kosovare po hasin në vështirësi të shumta për eksportimin e produkteve të tyre.

Kjo pasi disa prej shteteve të cilat janë pjesë e CEFTA-s, po pengojnë produktet kosovare përmes barrierave jotarifore, shkruan sot Koha Ditore.

Kosova u bë anëtare e CEFTA-s në korrik të vitit 2007, tetë muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes për anëtarësim. Atëbotë, marrëveshja për anëtarësim u nënshkrua nga UNMIK-u, në emër të Kosovës.

Pas pavarësisë, në vitin 2008, institucionet kosovare ndërruan vulat doganore, përderisa përfaqësimi i Kosovës në CEFTA vazhdoi të bëhet përmes UNMIK-ut.

Mosndryshimi i mënyrës së përfaqësimit të Kosovës në CEFTA u bë problem për bizneset kosovare, për shkak të mosnjohjes së dokumenteve nga vende si Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina.
Shtuar më 02/10/2017, ora 07:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori