Di Maria vetëm një sezon te Juventusi, cili do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm?

Angel Di Maria është duke menduar seriozisht të luajë sërish në Argjentinë, veçanërisht në klubin ku u rrit, Rosario Central.

Pavarësisht se ka shumë oferta të rëndësishme, lojtari do të largohet nga Juventusi në fund të këtij sezoni dhe opsioni kthim në “shtëpi” duket i preferuar.

“Zonja e Vjetër”  nuk dëshiron që ta vazhdojë më gjatë me ish-lojtarin e Real Madridit dhe shkaku kryesor është paga 7.5 milion euro që merr futbollisti.

Përveç rikthimit në shtëpi, opsione të tjera janë edhe futbolli arab ose MLS./albeu.com


Shtuar 28.09.2022 16:23