“Gëzoje jetën”, mesazhi emocionues i Sergio Ramos për lamtumirën e Pique

Në El Clasico prej vitesh flitej se nuk kishin marrëdhëniet më të mira, por duket se e gjithë kjo mbeti në fushë. Sergio Ramos, pasi mori lajmin se Gerard Pique po tërhiqet menjëherë nga futbolli, i dërgoi mesazhin e tij kapitenit të Barcelonës duke përdorur tekstin e një kënge.

“Xheri, unë do t’ju them në andaluzianisht. Ata nuk mund të të heqin gëzimin”. Shijojeni jetën tuaj”, ka shkruar në Twitter për Pique-n, lojtari i Parisit dhe ish-Real Madridit. Madje postimin e tij ai e ka shoqëruar me një foto festive të veshur me fanellën e kombëtares spanjolle. /G.D albeu.com/