Këto janë shtatë gratë më të votuara në listën e PDK-së
Shtatë gra nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila në këto zgjedhje ka garuar në koalicion me AAK-në dhe NISMA-në, kanë fituar votat e mjaftueshme për të lënë një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Sala Berisha Shala është gruaja më e votuar nga kjo parti, me rreth 15 mijë vota. Një numër të konsiderueshëm votash ka siguruar edhe Ganimete Musliu, e cila ka marrë mbi 10 mijë vota.

Po ashtu një ulëse në Kuvend ka fituar edhe Evgjeni Thaçi-Dragusha me 8,527 vota, e pasuar nga Blerta Deliu-Kodra me 7,700 vota.

Brenda koalicionit PAN deputete në legjislaturën e ardhshme do të jetë edhe Xhevahire Izmaku me 6,970 vota, njofton Gazeta Monitor.

Depuetete nga PDK do të jenë edhe Flora Brovina me 6,884 vota dhe Mexhide Mjaku Topalli me 6,856 vota. /albeu.com/
Shtuar më 16/06/2017, ora 23:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori