Aksident me vdekje në Sarandë, ndërron jetë ish-kryetari i komunës Livadhja

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Sarandë-Delvinë.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën ku për pasojë ka ndërruar jetë Irodhis Dalani.

Pavarësisht se u dërgua për mjekim drejt Janinës, Dalani nuk ka mundur të mbijetojë.

Irodhis Dalani ka qenë kryetar i Komunës Livadhja dhe ushtronte aktivitet në përpunimin e qumështit./albeu.com/