Këto janë pasaportat më të fuqishme të vitit 2018 (FOTO LAJM)

Padyshim që pasaportat janë pasqyrë e një vendi. Këtë e tregojnë më së miri vendet më të fuqishmebotës, ku pasaportat e tyre respektohen në mbarë botën.

Së fundmi “Henley Passport Index” pasaportat e shteteve te cilëve u lejohet të udhëtojnë në vende të tjera pa patur nevojën e vizave.

Sipas të dhënave të mbledhura nga International "Air Transport Association, rezulton që Japonia ka pasaportën më të fuqishme në botë, pasi poseduesit e tyre mund të udhëtojnë pa viza në 190 vende të botës.

Pas tij renditen Singapori dhe Gjermania me akses respektivisht në 189 dhe 188 vende.

Zbuloni më poshtë renditjen e pasaportave më të fuqishme:

Japonia - 190 shtete

Singapori - 189 shtete

Gjermani, Francë, Kore e Jugut - 188 shtete

Danimarkë, Finlandë, Suedi, Itali dhe Spanjë - 187 shtete

Norvegji, Mbretëri e Bashkuar, Austri, Luksemburg, Holandë, Portugali, SHBA - 186 shtete

Belgjikë, Zvicër, Irlandë dhe Kanada - 185 shtete

Australi, Greqi, Maltë - 183 shtete

Republika Çeke dhe Zelanda e Re - 182 shtete

Hungari, Slloveni dhe Malajzi - 180 shtete /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2018, ora 11:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori