Këto janë komunat ku fitoi Vetëvendosja sipas Selimit
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet të Kuvendit, Rexhep Selimi, pas përfundimit të zgjedhjeve dhe fillimit të votimit nga ana e KQZ-së, ka treguar se në cilat komuna po prin kjo parti.
Sipas Selimit janë gjithsej 11 komuna te të cilat po prin Lëvizja Vetëvendosje.

Ai nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka renditur disa prej komunave te të cilat prin Lëvizja Vetëvendosje. Por Selimi nuk e ka treguar se nuk është bazuar për publikimin e këtyre të dhënave.

“Urimeeeeeee! Jemi TE PARET NE: Ferizaj, Gjilan, Prishtine, Mitrovice, Prizren, Kacanik, F Kosove, Dardane, Viti, Vushtrri, Hani i Elezit”, ka shkruar SelimiFacebook.

E ndërkohë komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë është duke e zhvilluar procesin e votimit. Rezultatet e para zyrtare pritet të dalin në orët në vijim. /Express/
Shtuar më 11/06/2017, ora 23:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori