Këto janë bizneset e Labit por detyrohet t'i braktisë
Pëlqej
Agjencioni Kundër Korrupsion kishte filluar hetimin ndaj deputetit të AKR-së Labinot Tahiri me dyshimin për konflikt interesi.

Sipas këtij institucioni gjatë zhvillimit të procedurës identifikuese të rastit, është vërejtur se Tahiri figuron si person i autorizuar në dy biznese private “ICON#S” sh.p.k dhe N.T.Sh. “Erzana”.

Sipas ligjit për parandalimin e konfliktit të Interesit kjo situatë paraqet konflikt të mundhëm interesi dhe mospajtueshmëri në ushtrimin e funksionit publik.
AKK ka kërkuar nga deputeti Labinot Tahiri që të heqë dorë nga njëra prej pozitave.

Pas kësaj kërkesë Tahiri për të shmangur konfliktin e interest ka hequr dorë nga hequr dorë nga bizneset.

Këtë veprim të tij sipas AKK-së e ka dëshmuar me dokumentacionet nga Agjensia e Regjistrimit të Bizneseve se nuk është më person i autorizuarbizneset private “ICON#S” sh.p.k dhe N.T.Sh. “Erzana”.

“Duke hequr dorë nga përgjegjësitë dhe të drejtat e fundionit si person i autorizuarbizneset privatejanë krijuar rrethana të reja dhe është shmangur gjendja e mundshme e konfliktit të interest dhe papajtueshmërisë në suhtrimin e funksionit public”, thuhet në njoftimin e AKK-së.

AKK ka publikuar vendimin për mbylljen e ketij rasti, duke paralajmëruar se rasti mund të hapet në çdo kohë nëse paraqiten situate të reja.
Shtuar më 12/01/2018, ora 16:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori