Këto dy monedha ishin në stomakun e një fëmije
Një ndërhyrje me sukses kanë bërë mjekët në Gjilan. Ata kanë arritur që t'ia heqin nga hunda dy monedha një dyvjeçari nga Gjilani.

Doktori Besnik Elezi ka treguar se ia kanë hequr një fëmije 2 vjeç dy monedha të cilat i ka përpirë, në një ndërhyrje që ka filluar duke menduar se fëmija ka brenda vetëm një monedhë.

Më pas e kanë gjetur se janë dy monedhangjitura dhe është dashur t’i ndajnë fillimisht monedhat e më pas t’i heqin një nga një.

Doktori ka falënderuar për ndihmën edhe anesteziologun dhe asistenten.

"Ne kete nate te vone ora 23, tek femija 2 vjec A.D. futesh per nje monedh per ta larguar kur aty gjene dy monedha te ngjitura mes veti. Nje ekzaminim i veshtire per te shkolitur njera me tjetren dhe pastaj largimi nje nga nje i tyre", ka shkruar doktori.


Shtuar më 02/08/2018, ora 15:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori