Këto dimë deri tani për vrasjen e Oliver Ivanovic
Pëlqej
Dje, në veri të Mitrovicës, u qëllua për vdekje politikani serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.

Ivanoviq u qëllua rreth orës 8:10 minuta para selisë së partisë së tij, Iniciativa Qytetare. Sipas autopsisë ai u qëllua në pjesë e sipërme të trupit më gjashtë plumba nga një pistoletë e tipit Zastava M70A, prodhim serb. Trupi i Ivanoviqit u gjet nga një fqinj që ishte duke shkuar në dyqan. Në orën 9:30, mjekët njoftuan se Ivanoviq kishte vdekur.

Kryeprokurori i Mitrovicës, Shyqeri Syla, ka thënë se vrasja ka ndodhur “nga një makinë në lëvizje”. Makina e involvuar ishte një “Opel Astra” pa targa e cila u gjet në një rrugë në veri, Policia gjeti tre predha para zyrës së tij.

Në objektin ku është selia e Iniciativës Qytetare Serbe ka kamera, pyetja tani është nëse regjistruar vrasja.
Policia e Kosovës, ka deklaruar se nuk kanë informacione ende për pronarin e veturës.

Dy prokuror janë duke e hetuar vrasjen e Ivanoviqit- një shqiptar dhe një serb

Ivanoviq kohën e fundit kur kishte dhënë një intervistë për mediat serbe kishte thënë, se ka frikë se mund ta vrasin. Ai deklaronte poashtu se situata në Kosovë është përkeqësuar që nga arrestimi i tij dhe se ekziston një ndjenjë e pabesueshme e rrezikut dhe frikës në mesin e njerëzve. Ivanoviq thoshte se “serbët nuk duhet të kenë frikë nga shqiptarët por nga vetë serbët”.

Vitin e kaluar, në makinën e Ivanoviqit, por edhe në vitin 2005, nën makinën e tij zyrtare u gjet bombë. Nga partia e tij kishin dhënë dorëheqje katër anëtarë për shkak të frikës, shpjegonte ai, gjatë fushatës për zgjedhjet lokale në Kosovë vitin e kaluar.
Gruaja e Ivanoviqit tha se pas vrasjes se “ajo e di” se kush e ka kryer vrasjen.
Pas mbledhjes së jashtëzakonshëm të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë, se vrasja e Oliver Ivanoviqit ishte një akt terrorist. Përveç kësaj, ai gjithashtu deklaroi se një letër iu është dërgua autoriteteve të EULEX-it dhe UNMIK-ut me kërkesën që autoritetet shtetërore të Republikës së Serbisë të marrin pjesë në kryerjen e hetimeve në territorin e Kosovës.

Vuçiq do të vizitojë Kosovën të shtunën dhe të dielën, shkruan lajmi.net.
Prokuroria për Krim të Organizuar në Beograd ka filluar një procedurë paragjyqësore për vrasjen e Ivanoviqit.

Megjithatë, Ministri i Drejtësisë i Kosovës, Abdelad Tahiri tha se hetimi për vrasjen e Oliver Ivanoviqit do të zhvillohet vetëm nga institucionet e Kosovës.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni tha se njësia speciale është duke marrë pjesë në hetim.

Në kohën e vrasjes së Ivanoviqit në Bruksel dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është anuluar.

Avni Arifi, shef i negociatave me Serbinë, ka thënë se dialogu mes shtetit fqinj është i paalternativë dhe i pashmangshëm, megjithë pengesat që mund të dalin në rrugë. Ndërsa, drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq deklaroi se dialogu nuk do të vazhdojë deri në gjetjen e vrasësit Oliver Ivanoviqit.

Pas vrasjes së Ivanoviqit qytetarët serbë në Kosovë e Serbi ndezën qirinj për nderë të tij.

Vrasja e Ivanoviqit u bë lajm kryesor në mediat e rajonit dhe shumë media botërore.

Vdekja e Ivanoviq mund të komplikojë marrëdhëniet problematike midis Prishtinës dhe Beogradit, shkroi “The Guardian”.

Ivanoviq do të varroset të enjten në Beograd.
Para shtëpisë së tij në Mitrovicë, të martën në mbrëmje, miqtë dhe kolegët e tij u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit Ivanoviqit.

Ka pasur reagime të shumta nga Kosova, Serbia, rajoni dhe bota. Vrasjen e Ivanoviqit e dënuan fuqishëm edhe Bashkimi Evropian, UNMIK, EULEX, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie e të tjerë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dënuar fuqishëm vrasjen e Ivanoviqit, kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka shprehur keqardhje, ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj, tha se Policia e Kosovës ka marrëdhënie të mira më të gjithë dhe mund të ftojmë edhe FBI-në për hetime.


Shtuar më 17/01/2018, ora 09:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori