Skandali “McGonigal”, Meta: Urgjente ngritja e komisionit hetimor parlamentar për takimet e Ramës me ish-agjentin e FBI-së

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kërkoi sot ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për të hetuar takimet e kryeministrit Edi Rama me ish zyrtarin e FBI Charles McGonigal.

Njësoj si opozita , Meta tha sot në konfrencën për shtyp që ministrant e mazhoramcës të mos bëjnë me rolin e kukullave.

Meta tha se është e qartë se takimet e Ramës me ish-agjentin e FBI-së kanë të bëjnë me veprimtari kriminale

“Rama e trajton Shqipërinë thjesht si një pronë private të tijën duke e shitur vetëm për interesa private pushteti dhe paraja. Deklaratat e tij të mbrëmshme ishin skandaloze. kjo e bën më urgjente ngritjen e komisionit hetimor parlamentar. Kukullat e Edi Ramës të mos bëjnë më rolin e kukullave, por do e ngrenë qytetarët shqiptarë komisionin hetimor shqiptar. Është e qartë se kemi të bëjmë me veprimtari kriminale Jam i bindur se komisioni do të ngrihet dhe Edi Rama do të largohet. ne nuk mund të lejojmë më. Edi Rama për të shpëtuar veten nga një skandal i këtyre përmasave nuk ka dhe nuk mund të ketë rrugë tjetër. Ta zgjedhë ai me cilin çmim do të largohet“, tha Meta./albeu.com/