Këtë vit gati Instituti i Historisë së Kosovës
Punimet për projektin e ri për objektin e Instititit të Historisë së Kosovës nuk kanë përfunduar akoma, për arsye historianët punojnë në ambjentet e Arkivit të Kosovës. Historianët shprehen se kushtet janë shumë të vështira.

Sipas Radio Kosovës drejtori i Institutit të Historisë, Frashër Demaj shprehet se objekti i ri dedikuar studiuesve ka përpalsje , ku përveç ineteresavee shkencore të përfshihen edhe interesa të tjera politike.


“Nuk kemi mundësi për të radhitur fondet arkivore që studiuesit e institutit të historisë kanë sjellë nga arkiva të ndryshme. Librat i kemi nëpër paketa dhe në bodrum. Krejt kjo për shkak të mungesës së hapësirave. Kemi zyre jashtëzakonisht të vogla, ku punojnë nga katër studiues, që është e zorshme”, theksoi Frashër Demaj.


Ndërsa zyrtarë të Ministrisë së Arsimit premtojnë se objekti do të përfundojë brenda këtij viti. /albeu.com/
Shtuar më 09/03/2013, ora 10:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori