Sot “non grata”, Berisha kujton vizitën e George W.Bush në Shqipëri 15 vite më parë (VIDEO)

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka përkujtuar me anë të një postimi në “facebook” vizitën historike të Presidentit George W. Bush në Shqipëri.

Berisha shkruan se kjo vizitë shënoi momentin më kulmor të marrëdhënieve shqiptaro – amerikanë në 100 vjet.

Megjithatë sot është një panoramë krej ndryshe për marrëdhëniet e ish-kryeministrit me SHBA, pasi është shpallur “non grata” bashkë me familjen e tij, për korrupsion dhe minim të demokracisë.

Postimi i Sali Berishës:

Sot 15 vjetori i vizites historike te Presidentit George W. Bush ne Shqiperi!

Miq, kjo vizite shenon momentin me kulmor ne historine 100 vjeçare te marredhenieve shqiptaro-amerikane.

Ne kete vizite miku i madh i kombit shqiptar George w. Bush deklaroi: “The time is noë” tani eshte koha per Pavaresine e Kosoves dhe Shqiperia ne NATO.

Te dy keto arritje me mbeshtetjen e tij dhe kombit te tij te madhe u bene realitet.

Ndaj le ti shprehim sot te dashur miq mirenjohjen tone me te thelle dhe ti urojme jete te gjate mikut te madh te shqiptareve Presidenti George w. Bush. sb