Fusha të presionit të ulët dhe masa të ftohta ajrore nga Atlantiku verior, kanë filluar të depërtojnë edhe mbi rajon, e më vonë gjatë ditës edhe mbi vendin tonë, që do të sjellin
sërish reshje shiu dhe rënie të ndjeshme të temperaturave nën
vlera mesatare.
Mirëpo, nga dita e mërkurë fusha të presionit të lartë dhe masa të ngrohta ajrore nga Afrika veriore do të kushtëzojnë mot më stabil, më të nxehtë dhe
kryesisht me
diell.
28.08 - Mot
kryesisht i vranët. Paradite vende-vende mundësi për riga shiu. Më vonë gjatë ditës intervale të shkurta me
diell.
29.08 - Mot i mirë,
kryesisht me
diell. 30.08-31.08 - Mot i nxehtë,
kryesisht me
diell.
Temperaturat e ajrit, në fillim të javës do të pësojnë rënie të ndjeshme nën
vlera mesatare, e më pas
sërish do të shënojnë rritje. Minimalet do të luhaten nga 12C deri në 15C, ndërsa maksimalet pasiqë do të zbresin deri në 19C, gradualisht nga mesi i javës do të rriten në 29C deri 31C.
Sipas Prishtina Weather era do të fryjë e lehtë dhe
mesatare nga verilindja 3-6m/s. Shtypja atmosferike do të rritet mbi
vlera normale.
Shtuar më 28/08/2018,
ora 07:49