Regjistrohen 169 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 746 teste, ndërsa janë regjistruar 169 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut.

Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 242 pacientë të shëruar nga COVID-19.

Në 24 orët e kaluara nuk janë regjistruar viktima nga koronavirusi, ndërsa në regjistrin “Termini Im” është regjistruar një viktimë nga Struga (64) me datë 28.08.2022.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 340.510, numri i të shëruarve është 329.434, numri i të vdekurve është 9.490, ndërsa numri i rasteve aktive ka rënë në 1.586 pacientë.


Shtuar 1.09.2022 16:03