Gjatë javës mot dinamik dhe i ndryshueshëm, me borë dhe shi
Reshjet pritet të vazhdojnë edhe sot, e nëpër vise të ulëta të përziera edhe me shi.
Nga dita e martë, me afrimin e një vorbulle
ciklonike nga Atlantiku verior, rryma të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të shtrihen mbi rajon duke favorizuar mot më të butë, kryesisht të vranët, vende-vende me mundësi për riga lokale
shiu. Në mëngjes do të ketë ngrica, e në vise të ulëta mundësi për mjegull.
Ditën e mërkurë, vorbulla
ciklonike do të kalojë mbi rajon, që do të sjell mot të butë dhe të ndryshueshëm, me erëra të
fuqishme nga jugperëndimi. Pasdite dhe në mbrëmje priten edhe reshje
shiu, të cilat më vonë do të shndërrohen në borë, që mund të vazhdojnë vende-vende edhe mëngjesin e ditës së enjte. Të enjten do të mbajë mot pjesërisht i vranët, me intervale më të gjata me diell.
Ditën e premte, gjatë ditës dhe mbrëmje vransirat pritet të shtohen, e sipas tendencave të fundit, në fundjavë, një tjetër vorbull
ciklonike do të favorizojë mot të vranët dhe me të reshura
shiu e bore.
Nën këto kondita të motit dinamik që pritet të na shoqërojë këtë javë, me erëra të
fuqishme, indeksi i kualitetit të ajrit do të luhatet kryesisht rreth vlerave të mira dhe
mesatare.
Temperaturat e ajrit sërish do të shënojnë rritje mbi
vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -2C deri +3C, e ato maksimale nga 3C deri në 10C.
Do të fryejë erë
mesatare dhe e
fuqishme nga jugperëndimi-veriperëndimi 5-15m/s.Shtypja atmosferike pas rritjes mbi
vlera normale, deri të mërkurën do të pësojë rënie të thellë nën këto
vlera.
Shtuar më 15/01/2018,
ora 08:31