Lewandowski, lamtumirë Bayern? Tifozët e kërcënojnë me vdekje

E ardhmja e Lewandowskit duket tek Barcelona  me katalanasit që po negocion me Bayernin. Oferta e parë prej 50 milionë euro për sulmuesin polak është refuzuar.

Por kontaktet vijojnë dhe pas disa ditësh pritje, polaku  iu bashkua ekipit dh iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore. Tani do të jetë në dispozicion të Nagelsmann.

Për Lewandowskin kjo është larg nga një kohë paqësore. Polaku ka marrë kërcënime me vdekje në rrjetet sociale nga tifozët. Ata nuk duan që sulmuesi të largohet nga klubi bavarez për të shkuar te Barcelona. Me mbërritjen në vitin 2014, ai praktikisht fitoi gjithçka me Bayernin: tetë tituj të Bundesligës, tre Kupa të Gjermanisë, një Ligë të Kampionëve, një Superkupë UEFA dhe madje edhe një Kupë të Botës për Klube. Një bombardues i aftë për të shënuar 344 gola në 375 ndeshje, shkruan albeu.com, marrë nga SportMediaset.

Në ditët në vijim grupi do të niset drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke pritur miqësoret me Dc United dhe Manchester City. Në pritje të debutimit zyrtar në Superkupën e Gjermanisë kundër Leipzig të planifikuar për 30 korrik.

Nuk është ende e sigurt që sulmuesi polak do të arrijë në Shtetet e Bashkuara së bashku me pjesën tjetër të ekipit. Negociatat me Barcelonën vazhdojnë dhe tifozët nuk janë të kënaqur. /albeu.com/