Këta janë numrat që do të mbajnë partitë kosovare në zgjedhje
Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit do të garoi me numrin 112.

Një përfaqësues i koalicionit AAK-PSD ka bërë tërheqjen e shortit në ceremoninë ku po mbahet në KQZ.

Numri i tyre dhe renditja në fletëvotim është 119.

Lëvizja Vetëvendosje që garon e vetme në këto zgjedhje, do ta mbajë numrin 126.

Koalicioni Nisma Socialdemokrate-Aleanca Kosovare e Re dhe Partia e Drejtësisë do të garojnë me numrin 122.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të garoi me numrin 134 në zgjedhjet e 6 tetorit.
Shtuar më 17/09/2019, ora 16:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori