Këta janë kandidatët më të votuar të koalicionit LDK-AKR-Alternativa në Prishtinë
Pëlqej
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar votat e kandidatëve nëpër komuna nga zgjedhjet e përgjithshme që u mbajtën më 11 qershor.

Nga formularët e regjistrit, katër kandidatët më të votuar të koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi, në komunën e Prishtinës.

Kandidati për Kryeministër nga radhët e koalicionit LDK-AKR-Alternativa Avdullah Hoti, në Prishtinë ka qenë më i votuari nga qytetarët nga ky koalicion, pasi ka marrë 17 mijë e 615 vota (17.615 vota).

Ndërsa, kreu i AKR-së Pacolli ka fituar 10 mijë e 529 vota (10.529), shkruan gazeta Bota sot.

Mimoza Kusari-Lila, themeluese e partisë Alternativa, e cila është në koalicion me LDK-në dhe AKR-në, në kryeqytet ka arritur të marrë 4 mijë e 667 vota ( 4.667).

E kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, ka arritur të sigurojë 10 mijë e 861 vota (10.861 vota).

Osmani është konsideruar edhe femra më e votuar në koalicionin LAA, duke arritur të marrë kështu në tërësi 45 mijë e 500 vota, sipas rezultateve të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së.

Ajo gjithashtu edhe në zgjedhjet e vitit 2014, ishte gruaja më e votuar duke marrë kështu rreth 40 mijë vota. Me renditjen e këtij viti, Osmani qëndron e dyta në listë për nga numri i votave, pas Avdullah Hotit.

Kurse, deputeti Anton Quni, i cili në ditën kur ishte votuar për mocionin e mos besimit ndaj qeverisë Mustafa, kishte thënë se kishte planifikuar që të largohej nga politika, mirëpo do të qëndrojë vetëm që t’i shikojë prapa grilave njerëzit si Thaçi dhe Veseli, ka arritur të marrë në Prishtinë 3 mijë e 214 vota (3.214).

Numri i votuesve të regjistruar në Prishtinë është 185. 431, ndërsa numri i fletëvotimeve është 232. Përqindja e votuesve që kanë votuar në vendvotimet që kanë dërguar të dhëna, sipas KQZ-së është 48. 89 %, ndërsa 4. 377 kanë qenë vota të pavlefshme.
Shtuar më 19/06/2017, ora 16:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori