Këta janë grabitësit e kapur dje nga NJSI (FOTO LAJM)

Kastriot Shala I lindur më 30.07.1995, shtetas i Republikës së Kosovës me vendbanim në fshatin Trudë, komuna e Prishtinës.
Pëlqej
Njësitet elite të policisë së Kosovës kanë kryer një operacion të gjerë në Prishtinë, ku kanë arrestuar pesë grabitës. Ndërsa policia kërkon ndihmën e qytetarëve për të zënë edhe tre të dyshuar të tjerë, identitetet dhe fotografitë e të cilëve e ka bërë publik.

Njësitet policore të rajonit të Prishtinës në kuadër të intensifikimit të masave të marra në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, kanë organizuar punën e tyre me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikimin, zbulimin, grumbullimin e saktë të informacioneve mbi vendstrehimin e këtyre personave, mbajtjen nën kontroll të vazhdueshëm të lidhjeve të tyre, si dhe organizimin e operacioneve të kualifikuara policore të zhvilluara për ketë qëllim.

Një operacioni i gjerë policor i shtrirë në kuadër të rajonit të Prishtinës, duke përfshirë edhe qytete të tjera të Kosovës, është realizuar sot në orët e mesditës me ç’ rast janë arrestuar pesë persona të dyshuar, për të cilët ekzistojnë baza të dyshimit që sugjerojnë se të njëjtit mund të jenë të përfshirë në raste të ndryshme të grabitjeve të ndodhura në kohë dhe vende të ndryshme të rajonit të Prishtinës si dhe më gjerë.

Konform kompetencave policore në kuadër të këtij operacioni, me autorizim të prokurorit të shtetit, janë kryer edhe bastisje në disa lokacione, ku policia ka gjetur dhe sekuestruar;

> Një revole,

> Disa vetura, të cilat dyshohen të jenë të përdorura apo të përfituara në forma të inkriminuara në rastet, të cilat po hetohen nga ana e policisë, si dhe

> gjësende të tjera të cilat mund të shërbejnë si dëshmi dhe prova të rëndësishme në procedurë.

Ndërkohë që operacioni është duke vazhduar, personat e arrestuar do të procedohen më tej varësisht nga rekomandimet e prokurorit të shtetit.

INFORMACION SHTESË I PLOTËSUAR

Përfundimi i operacionit të djeshëm lidhur me arrestimin e të dyshuarve për grabitjet e ndodhura në rajonin e Prishtinës ka rezultuar me arrestimin e gjashtë të dyshuarve;

* Xh. Sh, mashkull, 50 vjeç, shtetas i RepublikësKosovës,

* F. G, mashkull, 42 vjeç, shtetas i RepublikësKosovës,

* L. Sh, mashkull, 21 vjeç, shtetas i RepublikësKosovës,

* I. A, mashkull, 20 vjeç, shtetas i RepublikësKosovës,

* A. H, mashkull, 35 vjeç, shtetas i RepublikësKosovës, si dhe

* F. C, mashkull, 27 vjeç, shtetas i RepublikësKosovës, të cilët me rekomandimin e prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për të vazhduar më tej në procedurë hetimore.

Përgjatë operacionit policia ka sekuestruar në cilësi të provës materiale edhe;

> Një (1) revole

> Trembëdhjetë (13) veturave të llojeve të ndryshme

> Dy (2) motoçikleta

> Dy (2) Lap Top

> Dhjetë telefona celularë,

> Çelësa veturash, dokumentacione të ndryshme, kartela bankash, si dhe gjësende të

ndryshme të cilat mund të shërbejnë si dëshmi dhe prova të rëndësishme në procedurë.

Bazuar në rezultatet e hetimeve që po zhvillon policia, pasi që ka identifikuar i ka futur në kërkim policor tre të dyshuar për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit mund të jenë të implikuar në rastet e grabitjeve që po hetohen.

Këta të dyshuar, konsiderohen me rrezikshmëri të lartë dhe aktualisht gjenden në arrati në përpjekje për t’iu shmangur arrestit policor.

Andaj për ta ndihmuar lokalizimin e vendndodhjes së tyre si dhe për ta mundësuar kapjen e tyre policia kërkon bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve që çdokush që ka informacion për ta, t’ia kaloj ato policisë përmes linjave emergjente 192 ose në çfarëdo forme tjetër.

Më sipër gjeni fotografitë dhe identitetin e zbuluar të këtyre të dyshuarve.
Shtuar më 16/10/2018, ora 17:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori