Këta janë gjyqtarët e Supremes që anuluan vendimin për rinumërim në Prishtinë e Prizren (FOTO LAJM)

Erdogan Haxhibeqiri
Katër gjyqtarë të Supremes kanë marrë dy vendime për që mos të ketë rinumërimvotave në Prishtinë dhe Prizren.

Ata janë: Erdogan Haxhibeqiri, Emine Kaqiku, Isa Kelmendi dhe Shukri Sylejmani.

Gjykata Supreme ka vendosur në favor të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila kërkoi të mos ketë rinumërimvotave në Prishtinë dhe Prizren. Kjo parti kundërshtoi rinumërimin me arsyetimin se s’kishte bazë ligjorë meqë nuk kishte pasur asnjë ankesë për keqpërdorime të votave.

Vendimin për të mos pasur rinumërim në Prishtinë e kanë marrë tre gjyqtarë: Erdogan Haxhibeqiri, kryetar dhe Emine Kaqiku e Isa Kelmendi, anëtarë.

Edhe në vendimin e Kolegjit të Supremes për Prizrenin kanë marrë dy anëtarët e kolegjit të parë, Emine Kaqiku e Isa Kelmendi, derisa Kryetar i Kolegjit ishte Erdogan Haxhibeqiri. /albeu.com/



Shtuar më 25/11/2017, ora 17:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori