Këta janë deputetët e fituar nga PDK, AAK dhe NISMA (FOTO)

Partia Demokratike e Kosovës ka arritur të sigurojë 21 deputetë në Parlamentin e Kosovës. 16 më pak se në zgjedhjet e kaluara.

AAK e Ramush Haradinajt ka arritur t’i bëjë 10 deputetë në mesin e të cilëve edhe Ahmet Isufin. Ndërkohë, NISMA ka arritur t’i marrë tetë deputetë në mesin e të cilëve edhe Milaim Zeka.

Tashmë është e sigurt se koalicioni parazgjedhor PAN ka fituar 39 deputetë në Parlamentin e Kosovës.

Më së shumti të zgjedhur të popullit ka fituar PDK. Mirëpo, krahasuar me zgjedhjet e pesta, partia e Veselit ka 16 deputetë më pak.

Partia e Ramush Haradinajt ka marrë dhjetë deputetë në mesin e të cilëve është edhe Nënkryetari Ahmeti Isufi, i cili s’pati fituarzgjedhjet e parafundit.

Ndërkohë, NISMA për Kosovën, është rritur për 40 për qind dhe ka fituar 8 deputetë. /albeu.com/

Shtuar më 17/06/2017, ora 17:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori