Këta janë avokatët që do të jenë pjesë e Gjykatës Speciale (EMRAT)
Pëlqej
Dhomat e SpecializuaraKosovës publikuan sot Listat e Mbrojtësve për përfaqësimin e të dyshuarve, të akuzuarve dhe viktimave, ose të cilitdo personi tjetër që gëzon të drejtën e përfaqësimit juridik, në përputhje me Ligjin për Dhomat e SpecializuaraKosovës dhe Direktivën për Mbrojtësit.

Listat përmbajnë emrat e 40 juristëve që janë pranuar në Listat e Mbrojtësve dhe tashmë mund të përfaqësojnë të dyshuar, të akuzuar, një grup viktimash ose këdo tjetër që gëzon të drejtën e përfaqësimit juridik në procedurat para DhomaveSpecializuara.

Kryetarja e DhomaveSpecializuaraKosovës, gjykatëse Ekaterina Trendafilova, përgëzoi të gjithë avokatët që tashmë janë pranuar në Listat e Mbrojtësve.

“Kushtet e rrepta për pranim në Listat e Mbrojtësve sigurojnë përfaqësim të efektshëm dhe profesional ligjor përpara DhomaveSpecializuaraKosovës për të akuzuarit dhe viktimat, duke dhënë kështu një kontribut të mëtejmë për integritetin e administrimit të drejtësisë nga ana e DhomaveSpecializuara”, tha ajo.

LISTEN MUND TA GJENI TE KY LINK: https://www.scp-ks.org/sites/default/files/public/content/20180313list_of_counsel_table-alb.pdf
Shtuar më 14/03/2018, ora 12:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori