Këta janë 3 deputetët e LDK që votuan kundër rrëzimit të Qeverisë
Me mocionin e iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe mbështetjen e partive opozitare sonte është rrëzuar Qeveria Kurti, mirëpo mocionin e LDK-së nuk e mbështeten të gjithë deputetët e saj.

Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli dhe Ardian Shala nga LDK kanë votuar kundër mocionit.

Për rrëzimin e qeverisë kanë votua 82 deputet nga 117 sa ishin në prezent në sallë, ndërsa kundër votuan 36 deputetë dhe një prej tyre abstenoi.

Seanca ka filluar rreth orës 11:00 dhe është shoqëruar me debate të ashpra mes deputetëve.
Shtuar më 25/03/2020, ora 23:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori