Këta emra dërgohen në qeveri për postin e drejtorit të burgjeve
Pëlqej
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka bërë të ditur se emrat e tre kandidatëve më të suksesshëm për postin e drejtorit të burgjeve janë dërguar në Zyrën e Kryeministrit dhe tani i mbetet Kryeministrisë të vendosë kur do ta dërgojë në rend dite këtë çështje.

Konkursi kishte nisur që nga prilli i vitit 2017, ndërsa tani tre emrat që i janë propozuar Zyrës së Kryeministrit janë: ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të SHKK-së dhe drejtori aktual i burgut të Sigurisë së Lartë Rasim Selmani, ish-kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës Enver Rrustemi, si dhe drejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës Nehat Thaçi, shkruan sot Gazeta "Zëri".

Për të katërtën herë Ministria e Administratës Publike ka arritur t’i përzgjedhë tre emrat e kandidatëve më të suksesshëm për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues (SHKK).

Konkursi kishte nisur që nga prilli i vitit 2017, ndërsa tani tre emrat që i janë propozuar Zyrës së Kryeministrit janë: ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të SHKK-së dhe drejtori aktual i burgut të Sigurisë së Lartë Rasim Selmani, ish-kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës Enver Rrustemi, si dhe drejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës Nehat Thaçi.



Shtuar më 25/04/2018, ora 08:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori