Vrasja e çiftit në Tiranë e paralajmëruar: Arseni 4 ditë para i shkoi në agjenci duke i kërcënuar, policia nuk reagoi

Familjarë të viktimave Dritan dhe Nora Muskurti jashtë kamerave e konsiderojnë vrasjen e dyfishtë si të paralajmëruar dhe nuk është parandaluar nga policia.

Ata thanë se ditën e premte, katër ditë para vrasjes autori Arsen Muskurti ka shkuar brenda agjencisë të udhëtimit dhe ka kërcënuar me armë të cilën e kishte me leje kunatën Nora Muskurti.

Pasi ka dal nga ambientet e biznesit, çifti i bashkëshorteve janë paraqitur në polici dhe kanë kallëzuar kërcënimin e marrë prej 38-vjeçarit. Familjarët e viktimave pohuan se paraqitën si prova kamerat e biznesit ku është filmuar e gjithë skena e kërcënimit.

Po ashtu familjarët shprehen se pavarësisht kallëzimit, policia nuk reagoi për të arrestuar Arsen Muskurtin, i cili pasditen e së martës kreu vrasjen e dyfishtë.