Nga shtëpia e “BBV Kosova”, Stresi uron të ëmën për ditëlindje (VIDEO)

Mamaja e Stresit feston sot ditëlindjen dhe reperi nuk ndodhet pranë saj për ta uruar.

Të gjithë e dimë sa i lidhur është ai me të dhe një urim i përzemërt nuk ka munguar edhe pse ndodhet brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Kosova”.

Arkimed Lusha së bashku me banorët e tjerë i kanë kënduar njëzëri këngën “Happy Birthday” mamasë së reperit.

Kujtojmë që Stresi habiti jo pak me vendimin për tu bërë pjesë e reality-show-t në Kosovë.

Reperi u bë pjesë e lojës përmes një letre të cilën ia dedikonte nënës së tij. Kjo e fundit nuk e dinte që i biri do të futej në “BB VIP Kosova”, pasi ai e kishte ruajtur sekret, duke i thënë se ndodhet në Itali. Stresi ishte banori i fundit që iu bashkua shtëpsië, për të garuar për çmimin e madh 200 mijë euro.

Një tjetër banor që mori vëmendje me pjesëmarrjen e tij ishte reperi Getinjo por edhe aktori Edon Shileku nuk mbetet pas.

Ai u shfaq si një “drag queen”, dhe në fakt personazhi që ai do të përfaqësojë herë pas here ne shtëpi do të jetë “Victoria Owns”. Aktori do të shfaqet me dy personalitete të ndryshme dhe në fakt pritet që të bëjë bujë të jashtëzakonshme.